SUBVENCIONIMI I ÇMIMIT TË KARBURANTIT NUK DO TË JETË PËR TË GJITHË

Subvencionimi i çmimeve të karburanteve që do ta zbatonte Qeveria me dekret do të jetë i synuar dhe nuk do të jetë për të gjithë, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. “Nuk do të jetë për mua që vozis një makinë prej dy mijë kubik, por për dikë që vozit një makinë më të vogël dhe për të cilin do të jetë shumë e rëndësishme”, tha Spajiq. Nëse do të ndodhë që qeveria të ulë akcizat me dekret, do të zgjidhet me subvencione. Ai theksoi se ndryshimi i ligjit në Kuvend është alternativë më e mirë sepse jep më shumë fleksibilitet. Ata presin që grupi qeveritar të propozojë masat dhe më pas t’i prezantojnë opinionit.

SHARE