KOMISIONI I EKONOMISË TË PREMTEN PËR ULJEN E AKCIZËS PËR KARBURANTET

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Vlladimir Jokoviq, seancën e këtij trupi punues e ka caktuar për të premten në ora 11:00. Në seancë do të votohen ndryshimet në Ligjin për akciza të dorëzuara nga Qeveria, por edhe amendamentet e atij akti të dorëzuara nga deputetët Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe deputetët e socialdemokratëve Ivan Brajoviq, Damir Shehoviq dhe Bori Mugosha.

SHARE