KRYEDIPLOMATI I MAQEDONISË SË VERIUT, OSMANI TAKOHET ME ZV.KRYEMINISTRIN E MALIT TË ZI, ABAZOVIQ

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya. Këtë e bëri të ditur kryediplomati Osmani nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale. “Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik, anëtarë të NATO-s. Mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100 për qind me PBJS (politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë) dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë, anëtarësimin e plotë në BE”, shkroi ai.

SHARE