GOLLUBOVIQ: DERI NË NJË MILIARD EURO NGA TURIZMI, ME TREGJE TË REJA

Pritshmeritë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq se do të fitojmë një miliard euro nga ky sezon turistik janë shumë ambicioze, por edhe të arritshme nëse gjejmë tregje të reja, tha Petar Golluboviq, drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim të Turizmit. “Këto parashikime janë shumë ambicioze, po të kemi parasysh faktin se vitin e kaluar kemi fituar rreth 700 milionë euro, si dhe faktin se Rusia dhe Ukraina kanë marrë pjesë me rreth 20%, në xhiro totale, arrijmë në një shifër prej rreth 150 milionë eurosh që kemi fituar nga ato tregje që nuk mund të llogarisim më në vitin 2022”, tha Golluboviq. Sipas Golluboviqit, për të kompensuar atë humbje dhe për të fituar edhe më shumë, duhet të gjejmë tregjet e Evropës Perëndimore, Evropës Qendrore dhe Skandinavisë. “Në vitin 2022, ne patjetër kemi sinjale pozitive nga tregje si Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Izraeli… Pra, një miliard euro nga turizmi është e arritshme, por ne duhet të bëjmë çmos për ta arritur këtë”, tha ai. Ai thotë se duhet të shfrytëzohen potencialet e rajonit dhe fakti që këtë sezon pjesa e autostradës do të jetë e hapur.

SHARE