INSTITUTI: REGJISTROHEN 86 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit dy persona kanë vdekur në Mal të Zi nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 86 raste të reja pozitive të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. ISHP shton se është raportuar shërimi i 121 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 786.

SHARE