PËR ZENKEN DHE GJEKEN E PRANUESHME QË ABAZOVIQ TË JETË KRYEMINISTËR

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vazhdoi konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për mandatar për përbërjen e qeverisë së pakicës. Në konsultimet e sotme i pari ka hyrë kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka. Ai pas takimit tha se kanë pasur një bisedë konstruktive për formimin e qeverisë së pakicave: “Ka mbështetje të parezervë, sepse situata është e paqëndrueshme për të gjithë shtetin.“ “Është koha që të organizohet, të paktën brenda një viti, për të siguruar stabilitetin ekonomik dhe paqen në Mal të Zi dhe për të krijuar parakushte optimale për zgjedhjet parlamentare brenda një viti,” tha Zenka. I pyetur se kush do të formonte qeverinë e ardhshme të pakicës, Zenka tha se ka pretendentë të mundshëm për PDS-në, e cila do të jepte mbështetje pa marrë pjesë në qeveri, dhe LQ URA, partitë e pakicave dhe PSP nëse vendosin të jenë pjesë e qeverisë. Siç tha ai, për kryeministër është i pranueshëm kushdo që do ta nxjerrë Malin e Zi nga kjo situatë. I pyetur nëse ai ishte Dritan Abazoviq, Zenka u përgjigj pozitivisht. “Kushdo që do ta shpëtonte Malin e Zi nga kjo situatë është i pranueshëm për ne si kryeministër”, tha Zenka, duke shtuar se nuk do ta kishte problem që të ishte Abazoviq. Kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, tha se edhe pas zgjedhjeve janë pro formimit të qeverisë së pakicës: “Me presidentin kemi shkëmbyer mendime se është mirë në këtë moment të shkojmë drejt formimit të qeverisë së pakicave“. Ai po ashtu tha se është më realiste që kryeministër të jetë kreu i LQ URA, Dritan Abazoviq. Të rikujtojmë se Gjukanoviq ka biseduar mbrëmë me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA dhe Partisë Boshnjake (PB), ndërsa PSP nuk iu përgjigj ftesës. Përfaqësuesit e URA-s i kanë thënë Gjukanoviqit se mandati për përbërjen e qeverisë së 43-të duhet t’i takojë Dritan Abazoviqit, kreut të asaj partie. PB tha gjithashtu në një bisedë me presidentin se partia ishte “më afër që Abazoviq të emërohet për kryeministër“.

SHARE