MALI I ZI KA ARRITUR RRITJEN MË TË LARTË EKONOMIKE NË EVROPË

Mali i Zi arriti rritjen më të lartë ekonomike në Evropë vitin e kaluar, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor në Londër. “Si rezultat i menaxhimit të mirë të brendshëm, Mali i Zi ka arritur të konsolidojë financat publike në vitin e kaluar dhe në muajt e fundit ka gjeneruar një suficit, me një buxhet programor transparent që u mundëson qytetarëve gjithëpërfshirje. Në të njëjtën kohë, me një marrëveshje mbrojtëse me katër banka, Mali i Zi ka ulur rrezikun e këmbimit valutor të kredive për autostrada në një nivel të caktuar sigurie. Politika e tolerancës zero ndaj korrupsionit, e zbatuar nga Qeveria, ka kontribuar që Mali i Zi, sipas indeksit të fundit të demokracisë për vitin 2021, të mos klasifikohet më në kategorinë e regjimeve hibride”, tha kryeministri Krivokapiq. Rezultatet e arritura në integrimin evropian si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, gjë që vërtetohet jo vetëm nga kapja e kokainës, e kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, por veçanërisht nga institucionet malazeze në janar të këtij viti, sipas kryeministrit, kontribuojnë në perceptimin e Malit të Zi si destinacione të sigurta investimi. Krivokapiq iu referua edhe programit “Evropa tani”, i cili përveç që sjell barrën më të vogël për punëdhënësit kur bëhet fjalë për kontributet, shkurton procedurat administrative dhe përmirëson mjedisin e biznesit. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varheli, nënvizoi nevojën për të forcuar më tej perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, siguria e të cilit nuk kanë qenë kurrë aq të rëndësishme sa sot, duke vënë në dukje se të gjitha vendet që negociojnë anëtarësimin në BE kanë bërë përparim. Ai vuri në dukje edhe projektet bazë që BE-ja po i zbaton në partneritet me BERZH-in në vendet e rajonit. Pjesëmarrësit e samitit prezantuan potencialet investuese të vendeve të tyre, duke iu referuar treguesve bazë makroekonomikë dhe projekteve kyçe në fushën e lidhjeve të transportit, energjisë (agjenda e gjelbër dhe burimet e rinovueshme), turizmin, dixhitalizimin, me rëndësi individuale dhe rajonale.

SHARE