ÇDO VENDIM I MALIT TË ZI TË JETË PRO-EVROPIAN

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe domethënëse me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa. “Një bisedë kuptimplote dhe e hapur me shefen e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi për situatën e brendshme në Mal të Zi dhe pasojat e mundshme të luftës në Ukrainë në Mal të Zi dhe rajon,” shkroi Gjukanoviq në Twitter. Siç tha ai, Mali i Zi është dëshmuar se është një partner i mirë dhe pjesë e besueshme e vlerave evropiane dhe euroatlantike. “Marrëveshje e plotë për nevojën e veprimit të shpejtë drejt vendosjes së stabilitetit të plotë institucional. Vullneti i popullit është parlamenti dhe shumica vendos në të. Në kushtet e kërcënimeve reale ndaj sigurisë evropiane, është më e nevojshme se kurrë që çdo vendim malazez të jetë pro-evropian”, tha Gjukanoviq.

SHARE