Gjendja e jashtëzakonshme ëhstë shpallur në Ukrainë në mesin e frikës se Rusia mund të pushtojë 24 orët e ardhshme. Këshilli i sigurisë së vendit, miratoi mëngjesin e të mërkurës planet për masa emergjence që do të hyjnë në fuqi në të gjithë vendin, përjashtuar rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë fillimisht për 30 ditë, me opsionin e një shtyrjeje në kohë edhe për 30 ditë të tjera nëse do të jetë e nevojshme. Zhvillimi vjen ndërsa kryeministri australian, Skot Morrison, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin ka gjasa të urdhërojë pushtimin e Ukrainës brenda 24 orëve të ardhshme ndërsa vetë Ukraina, i kërkoi këtë mëngjes shtetasve të saj të largohen nga rusia urgjentisht. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, e miratuar nga këhsilli i sigurisë së vendit, i jep presidentit volodimir Zelenski, fuqi shtesë si psh aftësia për të shpallur shtetrrethimin dhe shënon, për të parën herë, një pranim direkt nga Kievi se Rusia tani mund të sulmojë në cdo kohë. Shërbimi i rijës kufitare ukrainase, kufizoi lëvizjet rreth zonave kufitare, ndaloi regjistrimet video të forcave të tij si edhe ndaloi përdorimin e dronëve, ndërsa të gjithë rezervistët e moshës nga 18 deri në 60 vjec janë thirrur në shërbim. Qytetarëve ukrainas po ashtu u është dhënë fuqia të mbajnë armë, duke angazhuar brigada civile që janë trajnuar me rojën kombëtare javët e fundit.