MARTINOVIQ: ËSHTË E MUNDUR QË SË SHPEJTI ORA MËSIMORE TË ZGJASË 45 MINUTA

Nëse numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në shkolla nuk rritet këtë apo javën e ardhshme, mund të pritet zgjatja e orës së mësimit në 45 minuta, njoftoi epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik Adis Martinoviq dhe shtoi se nxënësit do vazhdojnë ende të mbajnë maska. Epidemiologu i ISHP-së tha se, nëse të gjithë respektojmë masat e marra, ato nuk do ta përkeqësojnë situatën aktuale epidemiologjike. Ai shton se në Mal të Zi ende ka rënie të numrit të pacientëve dhe të shtruarve. “Nuk ka indikacione se do të ketë rritje të papritura të sëmundjes”, tha epidemiologu Martinoviq. I pyetur nëse shihet fundi i pandemisë, Martinoviq tha se është ende i pasigurt. “Ndoshta është larg fundit, por të gjitha informacionet thonë se situata është duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të flasim për pandeminë në të kaluarën”, tha Martinoviq.

SHARE