Për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, Qeveria ka liberalizuar edhe masat në luftën kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi nga nesër deri më 4 mars, njoftoi në konferencë për media drejtori i ISHP-së, Igor Galliq.
Galliq deklaroi gjithashtu se cilat ishin ato masa:
1. Lejohet mbajtja e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private me posedim të çertifikatave të COVID dhe sigurimi i hapësirës prej 10 m2 për person.
2. Kompanitë dhe sipërmarrësit që kryejnë veprimtari hoteliere në objektet hotelierike (restorante, kafene, kafeteri, etj.) mund të organizojnë punën në periudhën nga ora 7 e mëngjesit deri në një orë pas mesnate me certifikata COVID. Një program muzikor, drejtpërdrejt dhe me transmetim muzikor nga altoparlantët, lejohet gjatë orarit të plotë të punës.
3. Lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja e varrimeve në prani të deri 50 personave me respektimin e masave elementare epidemiologjike.
Galliq tha se numri i rasteve të reja në dy javët e fundit ishte më i ulët për rreth 54% krahasuar me dy javët e mëparshme. Siç thotë ai, vetëm duke respektuar masat me imunizimin e zbatuar në mënyrë adekuate mund të ulim shkallën e vdekshmërisë.