PROGRAMI “EVROPA TANI” NUK DUHET TË VIHET NË PIKËPYETJE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, deklaroi se zbatimi i programit “Evropa Tani” është shumë i suksesshëm. Këtë Millatoviq e ka thënë në seancën e tretë të Trupit Koordinues, të cilin e ka udhëhequr. “Ne vazhdojmë të përmbushim misionin tonë, që është një standard më i mirë jetese për qytetarët dhe krijimi i një ambienti më të favorshëm biznesi. Zbatimi i suksesshëm i programit Evropa Tani nuk duhet të vihet në pikëpyetje dhe ne jemi duke monitoruar zbatimin e kësaj reforme,” tha ministri Millatoviq. Sipas Qeverisë, në seancën e Trupit Koordinues, përfaqësuesit e Drejtorisë së të ardhurave dhe doganave dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Inspektimit kanë prezantuar raporte për realizimin e deritanishëm të programit, si dhe kanë raportuar për parregullsitë dhe hapat e ndërmarrë për eliminimin e tyre. Sipas tyre, në fillim të marsit mund të presim një raport gjithëpërfshirës për tatimpaguesit. Për të vazhduar me këtë trend, Trupi Koordinues, siç thonë ata, seancën e IV-të do ta mbajë në fillim të marsit, kur pritet që institucionet kompetente të përgatisin raportin e detajuar për realizimin e Programit për dy muajt e parë.

SHARE