JOKOVIQ: SHANSE TË VOGLA PËR NJË MARRËVESHJE BRENDA MAZHORANCËS AKTUALE

Partia Socialiste Popullore është pro formimit të qeverisë me 41 deputetë të shumicës parlamentare, tha kreu i PSP-së, Vlladimir Jokoviq, duke shtuar se për momentin ka pak shanse për këtë. Jokoviq për Radion e Malit të Zi tha se nuk duan asnjë bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS), as qeverinë në të cilën do të jetë kjo parti. I pyetur nëse ishte e pranueshme që ata të ishin në qeverinë pakicë dhe të mbështetur nga PDS, Jokoviq tha: “Nëse me këtë arrijmë të gjitha interesat tona programore, ideologjike, shtetërore dhe kombëtare, nuk na intereson asgjë tjetër”, tha Jokoviq, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret nga Bordi Kryesor i PSP-së me 2/3 e shumicës.

SHARE