PËRSËRI DO TË SUGJEROJMË QË QEVERIA TË ULË AKCIZËN E KARBURANTIT

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale për herë të tretë do të propozojë ndryshime në Ligjin për akciza, në mënyrë që Qeveria me vendim të ndikojë në uljen e akcizës për derivatet, tha sekretari shtetëror në atë sektor qeveritar Branko Krvavac. “Ky ishte vendimi i Ministrisë në dhjetor, kur Kuvendi e refuzoi. Nëse ata do ta miratonin – ne tashmë do të mund t’i ndihmonim qytetarët”, ka shkruar Krvavac në Twitter. Socialdemokratët (SD) do të dorëzojnë sot në procedurë parlamentare amendamentin e Ligjit për akcizat, i cili propozon që në rast të rritjes së ndjeshme të çmimeve të vajrave minerale në tregun botëror, Qeveria mund të ulë shumën e akcizës deri në 25 për qind.

SHARE