PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE, 2.8 MILIONË EURO

Ministria e Financave, Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përbashkët Teknik për Program të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi-Kosovë për vitin 2014-2020, organizuan seminar dy-ditor për përfituesit e granteve, ndërsa 8 propozim projektesh u zgjodhën për financim në kuadër të thirrjes së parë, ndërsa, u kumtua se është në përgatitje thirrja e dytë, e cila sipas të gjitha gjasave do të publikohet në tremujorin e tretë.

 Vlera e përgjithshme e thirrjes së parë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të Malit të Zi dhe Shqipërisë arriti në 2.9 milionë euro, nga të cilat 2.8 milionë janë përdorur për të financuar projekte të suksesshme, kumtuan nga Ministria e Financave të MZ.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për financimin dhe kontraktimin e mjeteve ndihmëse të Bashkimit Evropian, në këtë Ministri, Bojan Paunoviq, tha se procesi i përzgjedhjes së projekteve të suksesshme ka qenë afatgjatë.

“Ne tani jemi në fillim të fazës tjetër,  të implementimit dhe është e nevojshme të bëjmë përpjekje shtesë për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e saj”,  tha Paunoviq. Ai njoftoi se, përveç kësaj, do të organizohet një punëtori mbi  temën e monitorimit dhe shikueshmërisë, e cila do të mbahet në Shqipëri, gjatë muajit korrik.

“Është theksuar gatishmëria e Ministrisë si trup kontraktues për të forcuar partneritetin me përfituesit në periudhën e ardhshme në mënyrë që të sigurohet absorbimi më i mirë i fondeve në dispozicion nga fondet e BE-së dhe të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve në zonat kufitare që i nënshtrohen këtij programi”, thuhet në kumtesë.

Qëllimi i seminarit ishte njohja e përdoruesve me parimet e zbatimit të projektit, mënyrat e menaxhimit të tyre, si dhe proceset e prokurimit sekondar në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

SHARE