RADOVANIQ: KEMI BISEDUAR ME PËRFAQËSUESIT E PSP-së DHE PARTIVE TË PAKICAVE

Përfaqësuesit e LQ URA kanë zhvilluar dje bisedime zyrtare me përfaqësues të Partisë Socialiste Popullore dhe partive të pakicave. Po ashtu, për sot ose nesër në mëngjes është rënë dakord që të hapen bisedimet me përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Frontit Demokratik, tha për Radio Malin e Zi sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, Milleta Radovaniq. Ai vuri në dukje se do t’u dërgonte një ftesë për fillimin e konsultimeve partive të tjera, përfshirë Malin e Zi Demokratik. “Ajo që ne kemi nevojë për momentin është dialogu dhe një qasje konstruktive, në mënyrë që të mund t’i përfundojmë të gjitha negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Mali i Zi nuk mund të presë, dhe ne duhet të përfundojmë konsultimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të finalizojmë projektin rreth qeverisë së pakicës, e cila do të jetë qeveria evropiane”, ka thënë Radovaniq. Sa i përket akuzave të kolegëve të tij nga Mali i Zi Demokratik, Radovaniq tha se LQ URA është e angazhuar në politikë serioze dhe nuk do të komentojë për këtë. “Ne gjithmonë kemi qenë pro tubimeve paqësore dhe dinjitoze dhe e mbështesim këtë lloj proteste dhe grumbullimi të qytetarëve”, përfundoi ai.

SHARE