QEVERIA E RE DUHET TË KETË DETYRA TË QARTA, KRYESORET JANË ZHBLLOKIMI I RRUGËS EVROPIANE DHE PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI TURISTIK

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë zhbllokimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik, theksoi Dritan Abazoviq në një intervistë ekskluzive për DW. Sipas dëshirës së tij, Mali i Zi duhet të jetë plotësisht gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025. Abazoviq vlerëson se në 14 muajt e qeverisjes së Zdravko Krivokapiqit janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete. Ai thekson se ndryshimet në administratën publike janë një proces gradual dhe pohon se tashmë është shfaqur një “valë e re njerëzish”. “Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur,” tha Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve të Malit të Zi”. Abazoviq kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me “komunitete ndërkombëtare”. Ai kërkon mbështetje nga ata, por jo që ata të rregullojë marrëdhëniet në Mal të Zi. “Është detyrë e përfaqësuesve ekskluzivisht legjitimë të popullit,” dhe pret që ata “të mbështesin përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i parë i BE-së dhe që Mali i Zi të ruajë kursin e tij politik properëndimor.”

SHARE