RRËZOHET QEVERIA E 42-të E MALIT TË ZI

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi diskutuan propozimin e opozitës dhe koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për mosbesimin e Qeverisë.  Pas debateve dhe fjalës përmbyllëse, ka pasuar votimi i mosbesimit të Qeverisë.  Deputetët e Frontit Demokratik, Lëvizjes për Ndryshim dhe Partisë Socialiste Popullore  u larguan nga salla para votimit të mosbesimit. Gjithsejit votuan 54 deputetë, 43 deputetë votuan për dhe 11 deputetë kundër. 

SHARE