Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi njoftoi sot se nuk ka marrë vendim nëse Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën kur komentoi për fronëzimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Joanikije në Cetijë në muajin gusht të vitit të kaluar. Për këtë nuk ishte shumica e nevojshme në gjykatë, duke qenë se vetëm një gjyqtar ka votuar për atë vendim. Për të marrë vendimin është e nevojshme që të katër gjyqtarët nga gjithsej shtatë të votojnë pro.