GJUKANOVIQ – STOLTENBERG: MALI I ZI ËSHTË PARTNER I BESUESHËM I NATO-s

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po qëndron për vizitë zyrtare dy-ditore në Bruksel.

Me këtë rast, Gjukanoviq u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke shënuar  kështu përvjetorin e parë të anëtarësimit të Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike.Gjatë takimit, Gjukanoviq dhe Stoltenberg, ranë dakord që kjo datë nuk ishte e rëndësishme vetëm për Malin e Zi, por edhe  për NATO-n, duke shtuar se Mali i Zi , është partner i besueshëm i Nato-s.

“Me hyrjen e Malit të Zi në Nato,  Aleanca u bë më e fortë , ndërsa Mali i Zi më i sigurt. Mali i Zi, është një aleat i fortë dhe i besueshëm i cili është i zë i barabartë në vendimmarrje dhe i cili kontribuon për stabilitetin në rajon dhe stabilitetin euroatlantik. Një shembull konkret është edhe nisja e misionit të NATO-s me aeroplanët grekë dhe italianë, të cilët do të mbrojnë territorin e Malit të Zi.  Ne e vlerësojmë kontributin e Malit të Zi në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë dhe dua të falënderoj Malin e Zi , që bëri publikimin e planit për ndarjen e dy përqind të PBB-së për mbrojtje”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërsa presidenti malazez Millo Gjukanoviq, deklaroi se Mali i zi ndanë politikat dhe interesat e sigurisë të Bashkimit Evropian.

Ai me këtë rast dënoi kërcënimin rus për integritetin ukrainas si  dhe “veprimet  të cilat i pamë në Mal të Zi, gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016”, tha Gjukanoviq.

SHARE