Vetëm tre ditë pas hyrjes në fuqi të çmimeve të reja të bukës, furrtarët morën çmime të reja, dukshëm më të larta të miellit nga mullixhinjtë dhe importuesit. Mielli i bukës së grurit u rrit sërish në tregun rajonal këtë javë dhe furrtarët në Mal të Zi morën çmime të reja nga importuesit dhe furnizuesit, të cilat u rritën për rreth 15 për qind, që do të nënkuptojë një rritje të re të mundshme të çmimeve për bukën dhe produktet e furrës, ka raportuar “Vijesti”. Kjo rritje e re e çmimit të miellit, e pesta në gjashtë muajt e fundit, ndodhi pikërisht kur furrtarët, pas negociatave me tregtarët dhe Qeverinë në fund të dhjetorit, i rritën çmimet e bukës bazë nga 500 dhe 600 gramë në 65 cent, i cili ka hyrë në fuqi më 10 janar.