QYTETARËT QË KANË MARRË VENDIM AUTOMATIK DERI MË SOT, IZOLIMI SHKURTOHET NË SHTATË DITË

Të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilëve Inspeksioni Shëndetësor dhe Sanitar u ka shkruar një vendim për vetëizolim për shkak të infeksionit të konfirmuar SARS-CoV-2 për 10 ditë, vetëizolimi shkurtohet automatikisht në 7 ditë. “Për shembull, nëse dikujt i skadon izolimi më 14 janar, ai është i lirë të fillojë që në 11 janar”, sqaron Instituti i Shëndetit Publik. Gjithashtu, koha e karantinës për të gjitha kontaktet e ngushta shkurtohet nga 14 në 10 ditë. Nesër në orën 10 do të mbahet një konferencë për shtyp për situatën aktuale epidemiologjike në vend, të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

SHARE