GJELOSHAJ: MARRËVESHJA NUK RREZIKON ASKËND, QEVERIA E RE SË SHPEJTI

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, në një deklaratë për gazetën “Dan” tha se nisma e mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ketë qenë e parakohshme, por ky ishte qëndrimi i opozitës. Shpresoj që një nismë e re për mosbesimin ndaj kësaj qeverie të jetë shumë shpejt në axhendën e Kuvendit dhe që përbërësit e qeverisë aktuale të votojnë kundër ekzekutivit, tha në një deklaratë për Dan kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. Ai theksoi se skena politike në periudhën kaluar ishte shumë e turbullt, sidomos në mazhorancën qeverisëse, e cila ishte shumë e paqëndrueshme kur ishte fjala për çështje shumë të rëndësishme, si në Kuvend ashtu edhe në vetë Qeverinë. “Nuk ka pasur marrëveshje dhe kjo na ka kushtuar të gjithëve, si në përfaqësimin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo është treguar në Raportin e Komisionit Evropian, kurse te ne në mos miratimin e disa ligjeve që ishin vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërinë tonë. Pritshmëritë për këtë vit, shpresoj që situata politike të kristalizohet shumë shpejt dhe të ketë ndryshime shumë të rëndësishme për të mirën e të gjithëve ne e veçanërisht për të mirën e qytetarëve të Malit të Zi dhe të rajonit”, tha Gjeloshaj. Gjeloshaj theksoi se deputetët duke votuar disa zgjidhje kanë kontribuar shumë në përmirësimin e të drejtave të pakicave dhe zhvillimin e zonave ku jetojnë ata, por kur nuk dëshiron Qeveria, është pak më e vështirë për t’u arritur. “Sigurisht që shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, mendoj se do të jetë në formatin që propozova disa muaj më parë. Ai tha se Memorandumi është hapi i parë drejt pajtimit dhe se do të vazhdojnë në këtë frymë. “Marrëveshja nuk rrezikon askënd, ndaj të gjithë duhet të kuptojmë se kombet pakicë janë për pajtim dhe bashkëpunim, por jo si dekor, por vetëm si partnerë. Ky ishte qëllimi i kësaj marrëveshjeje. Gjithçka tjetër është spekulim i atyre që nuk duan. Sa i përket zgjedhjeve dhe qeverisë pakicë, Forumi Shqiptar është gati për të dyja opsionet, por mendoj se bisedimet mund të zgjidhin më shumë se çdo gjë tjetër, tha Gjeloshaj.

SHARE