Një qëndrim i zgjatur brenda shkollave fillore është një ndihmë e madhe për prindërit që punojnë, megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Janë një numër i vogël i institucioneve arsimore që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe për t’u kujdesur për një nxënës privat duhet të ndahen 150-170 euro. Shoqata e prindërve vëren se prej vitesh ekziston një plan për zgjatjen e detyrimit të qëndrimit deri në klasën e katërt, i cili ende nuk është realizuar. Ata që kanë para do të paguajnë për një qëndrim të zgjatur privat ose një dado. “Shërbimin” e gjyshërve do ta shfrytëzojnë ata që kanë fatin ti kenë gjallë, të shëndetshëm dhe të qëndrojnë në të njëjtin qytet. Pyetja është se çfarë bën një prind i vetëm, i cili, për shembull, e lë mënjanë gjysmën e të ardhurave për kredit apo qira dhe nuk ka kush ta ndihmojë. A e lë fëmijën e tij gjashtë apo shtatë vjeç pa mbikëqyrje para dhe pas shkollës apo detyrohet të japë dorëheqjen.Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit nuk iu përgjigj pyetjeve të portalit RTMZ, duke përfshirë edhe sa shkolla në Mal të Zi kanë organizuar këtë lloj përkujdesjeje për fëmijët. Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së prindërve, Kristina Mihailloviq, thotë se me vite nuk e kanë atë informacion. “Nuk e kemi sepse ato të dhëna nuk janë shpallur prej kohësh. Pak vite më parë, gjithsej 30 shkolla në të gjithë vendin, nga 160, kishin organizuar qëndrime të zgjatura kryesisht për fillestaret. Kemi frikë se numri është më i ulët sot”, ka thënë Mihailloviq.