COVID19: 2 HUMBJE JETËSH, 187 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 187 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Gjatë ditës së djeshme, në ISHP u raportuan dy vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 nga komuna e Bijello Poles. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,367. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 160 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,812, 17 në komunën e Tuzit.

SHARE