Sot në Podgoricë u prezentaua shkolla dixhitale, platforma e parë online malazeze për mësim dixhital, që synon forcimin e arsimit cilësor, gjithëpërfshirës gjatë dhe pas pandemisë. Platforma e parë malazeze online për mësim dixhital, mësimdhënie dhe bashkëpunim u prezantua nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Vesna Bratiq dhe përfaqësues të UNICEF-it. Nga UNICEF i Malit të Zi njoftoi se platforma e Shkollës Dixhitale është e disponueshme në telefonat inteligjentë, tabletët ose kompjuterët në www.digitalnaskola.edu.me. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, theksoi se shkolla dixhitale – platformë për mësim, mësimdhënie dhe bashkëpunim është një projekt fenomenal që kontribuon në rritjen e shkrim-leximit dixhital dhe paraqet një hap të jashtëzakonshëm përpara në përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit prof. Vesna Bratiq theksoi se puna e mëtutjeshme në përmirësimin e platformës është njohur edhe në Strategjinë për dixhitalizimin e sistemit arsimor.