Qeveria e MZ, do të zbatojë Programin për trajnimin dhe punësimin e të rinjve me arsim të lartë siç janë ato në fushën e parandalimit të biznesit joformal dhe parandalimit të ekonomisë gri. Siç kumtohet për këtë program do të angazhohen 180 persona të papunë që janë të evidentuar në Entin për Punësim të MZ.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq tha se ky Program për të tretin vit radhazi realizohet nga Enti për Punësim, si dhe nga administrata për inspektim, të ardhura dhe policia e MZ.
“Programi është i dedikuar për ata të papunë që kanë përfunduar shkollën e lartë, të cilët kanë moshën 30 vjeçare dhe kanë fituar përvojë pune prej së paku nëntë muaj përmes punësimit profesional”, tha Purishiq pas seancës së Qeverisë së MZ.
Ai theksoi se në këtë program do të angazhohen 180 punonjës nga Enti për Punësim, të cilët do të përfshihen në aktivitetet e programit siç janë logjistika për kryerjen e detyrave teknike në këto tre administrata shtetërore.
“Ata do të merren me kontrollin e taksave, pastaj me aplikimet për punësime, logjistikën në drejtim të punësimit të huajve, si dhe do të zbulojnë punën joformale”, tha Purishiq. Programi do të zbatohet në të gjitha komunat e Malit të Zi dhe do të financohet nëpërmjet Institutit nga pozita e një mase aktive të politikës së punësimit “, tha Purishiq.
Ai shtoi se buxheti i përgjithshëm i këtij projektit është me vlerë prej 555 mijë euro.