KRIVOKAPIQ: TËRHEQJA E NISMËS, FITORE E QEVERISË

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë sot me rastin e tërheqjes së iniciativës së opozitës për largimin e Qeverisë, se kjo ishte një fitore e Qeverisë dhe e qytetarëve. “Kjo është një fitore për qytetarët që duan një Mal të Zi ndryshe, të shëndetshëm dhe të vërtetë”, tha kryeministri. Ai theksoi se edhe sot ka një mungesë serioziteti që zgjat prej 30 vitesh. Ai në një konferencë për media në Qeveri theksoi se “premtimi i një gëzimi të çmendur” është lojë e atyre që u përpoqën të sigurojnë një zë të artë përmes korrupsionit politik.

SHARE