SUBVENCIONE DHE PREMIA PËR FERMERËT DERI MË 25 DHJETOR

Është planifikuar që deri më 25 dhjetor të paguhet premia dhe subvencionet për prodhuesit bujqësorë, tha ushtruesi i detyrës Drejtor i Drejtorisë për Pagesat në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Vlladisllav Bojoviq. Ai tha se një pjesë e madhe e mjeteve tashmë janë paguar dhe paralajmëroi se pjesa tjetër do të paguhet në dhjetë ditët e ardhshme. Bojoviq tha se përkrahja direkte në prodhimtarinë blegtorale dhe bimore është rritur këtë vit dhe shtoi se dikasteri qeveritar po përpiqet të rrisë edhe më tej Agrobuxhetin për vitin e ardhshëm. Ai përsëriti se fermerët para së gjithash duhet të regjistrohen për të marrë subvencione. Deri në fund të vitit 2023, Mali i Zi ka në dispozicion 51.9 milionë euro para të pakthyeshme, nga të cilat 39 milionë janë mbështetje evropiane. Për zbatimin e programit IPARD 3, të cilin po e përgatisim për periudhën 2021-2027, ka më shumë se 80 milionë euro mbështetje, nga të cilat 63 milionë janë fonde që ne i mundësojmë nga Bashkimi Evropian”, tha Bojoviq.

SHARE