GJELOSHAJ: MESAZH I KEQ NËSE DREJTORI I HE PIVA MBETET NË DETYRË

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka vlerësuar se do të ishte mesazh i keq nëse drejtori i HE Piva, Radomir Radonjiq, do të mbetej në detyrë, pasi në rrjetet sociale ofendoi popullin shqiptar dhe kreun e Forcës, Genci Nimanbegu. Në programin e mëngjesit të RTMZ-së, gjatë shfletimit të shtypit, Gjeloshaj theksoi se sot kemi një situatë shumë të keqe në të cilën zyrtari publik fyen popujt, bashkësitë fetare dhe deputetët. Ai tha se janë dërgua kaq shumë fjalë fyese, saqë pyet a është e mundur që nuk është shkarkuar ende. Gjeloshaj apeloi tek organet kompete te që të reagojnë sa më parë si dhe personi në fjalë të largohet nga pozita e rëndësishme që kryen. “Sanksionet, 20 për qind nga paga, është diçka e mizore, duke marrë parasysh atë që ka shkruar, apo ka thënë zyrtari publik dhe për fat të keq ashtu mendon, sepse atë që mendon ai edhe e ka shkruar, dhe mesiguri e trensmeton edhe te punonjësit, familja, shoqëria dhe këtë duhet ta parandalojmë”, tha Gjeloshaj.

SHARE