AMBASADORI I REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË NË MAL TË ZI, BORIS GANDELL, VIZITOI KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti për herë të parë në takim Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, Z. Boris Gandell. Siç njofton komuna e Tuzit, gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, u diskutua mbi prioritetet dhe projektet zhvillimore që komuna ka për vitin e ardhshëm si dhe për investimet të cilat janë realizuar deri tani. Ambasadori Gandell, teksa falënderoi kryetarin Gjeloshaj për pritjen si dhe përgëzojë atë për punën e vazhdueshme në zhvillim të vendit u zotua se do të angazhohet në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

SHARE