SHTETET E BASHKUARA E VLERËSOJNË MARRËDHËNIEN ME MALIN E ZI SI ALEAT DHE MIK

Shtetet e Bashkuara falënderojnë Malin e Zi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen për popullin e Afganistanit, thuhet në letrën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq. Sipas MPJ-së, Blinken ka theksuar se pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, me pjesëmarrjen në misionet në Afganistan, kanë kontribuar në forcimin e kapaciteteve kolektive të Aleancës në përballjen me sfidat e sigurisë së përbashkët. “Sekretari i Shtetit Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë marrëdhëniet me vendin tonë, duke shprehur pritshmërinë që partneriteti mes dy vendeve të vazhdojë në frymën e aleancës dhe miqësisë me synimin për të ruajtur paqen dhe prosperitetin kolektiv,” thuhet në deklaratë.

SHARE