Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka pritur sot zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Mali i Zi të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Në një takim me Presidentin Millo Gjukanoviq gjatë vizitës së tij të parë në Mal të Zi si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar theksoi shqetësimet e SHBA-së për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale,” u theksua në Twitter të Ambasadës Amerikane. Siç ishte paralajmëruar, Escobar nesër do të takohet me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë kurse pasnesër edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar në Mal të Zi. Drejtoresha MANS-it Vanja Qalloviq Markoviq , në prag të mbërritjes së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar në Mal të Zi, tha se do të theksonte rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e skandaleve të mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar.