SPAJIQ: PËR HERË TË PARË NË HISTORINË E MALIT TË ZI DO TA FINANCOJMË PLOTËSISHT MEDRESENË

Për herë të parë në historinë e Malit të Zi do ta financojmë plotësisht Medresenë, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, gjatë takimit të sotëm me reisin e Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq. “Kam vizituar reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziqin dhe me shumë kënaqësi e njoftova se për herë të parë në historinë e Malit të Zi do të financojmë plotësisht Medresenë, punën e së cilës e ndihmuam këtë vit, gjë që duhej të ndodhte shumë kohë më parë”, ka thënë ai. Ai shtoi se do të punojë intensivisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve tjera me të cilat ballafaqohet Bashkësia Islame. “Së bashku me përfaqësuesit e të tri komuniteteve tradicionale fetare në Mal të Zi, në periudhën e ardhshme do të punojmë në zgjidhjen e çështjes së zyrtarëve fetarë të cilët nuk janë të rregulluar me sigurime pensionale dhe shëndetësore. Ne po vendosim rregull në shtet dhe po kujdesemi për të gjitha bashkësitë fetare”, ka përfunduar Spajiq.

SHARE