SAVKOVIQ: EDHE KJO QEVERI KA ZHGËNJYER, KËRKOJMË TAKIM

Përfaqësuesja e nënave me tre e më shumë fëmijë, Zhelka Savkoviq, tha se as që mund të ëndërronte se do të duhet të mblidheshin sërish para Kuvendit të Malit të Zi, duke kërkuar që t’u kthehen të drejtat e tyre. Rosanda Pekoviq, anëtare e bordit koordinues të ish-përfituesve të kompensimeve, tha se as kjo qeveri e cila premtoi se do t’i kthejë kompensimet nuk e bëri këtë. Nënat ftuan ministrin Millojko Spajiq dhe kryetarët e shumicës parlamentare t’u bashkohen në takimin e 2 nëntorit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Ish-përfitueset e kompensimeve kërkuan sërish para Kuvendit që t’u kthehen kompensimet që fillimisht i’u ndanë e më pas u hoqën.

SHARE