GJELOSHAJ: SPAJIQ MBURRET PËR SUFICITIN BUXHETOR NDËRSA TUZIT NUK I JEP PARA PËR FUNKSIONIMIN E KOMUNËS

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u bëri thirrje partnerëve evropianë të Malit të Zi për shkak të marrëdhënies që ka Qeveria e Malit të Zi me komunën e Tuzit. “Millojko Spajiq mburret me suficitin buxhetor, por nuk i jep komunës së Tuzit, paratë tona për të funksionuar siç është rënë dakord,” postoi Gjeloshaj në Twitter. Ai pyet pse ministri shpreh kaq shumë urrejtje ndaj Tuzit dhe shqiptarëve? 

SHARE