425 RASTE TË REJA, 6 NË TUZ

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 2.305 testime për Covid 19 , nga të cilët 425 rezultuan pozitiv, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 10 persona e kanë humbur jetën, nga Podgorica 4, Petnica 1, Plevla 1, Bijello Pole 1, Berane 1, Rozhaja 1 dhe Ulqini 1. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua  në Podgoricë 164, Nikshiq 71, Plevla 37, ndërsa në Tuz u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 350 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 8,116, nga të cilët 145 në komunën e Tuzit.

SHARE