DASH: MBËSHTESIM DIALOG KONSTRUKTIV NË MALIN E ZI

Shtetet e Bashkuara mbështesin një dialog konstruktiv në Malin e Zi që do të kërkojë vullnet të konsiderueshëm politik. “Ne mbështesim një dialog konstruktiv me aktorët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që duhet të zhvillohet në mirëbesim dhe me kompromis, për të pasur sukses dhe për të çuar Malin e Zi në një rrugë të sigurtë dhe prosperuese, “tha një zëdhënës i paemëruar i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës. I pyetur se çfarë do të bënin Shtetet e Bashkuara për të qetësuar tensionet në Mal të Zi pas inaugurimit të kryepeshkipit në Cetinë, nga Departamenti  thonëse “dialogu do të kërkojë vullnet të rëndësishëm politik” dhe se “përfundimisht varet nga populli i Malit të Zi”.

SHARE