NË TUZ 26 RASTE AKTIVE

Numri i të infektuarve vazhdon e rritet çdo ditë, në Tuz aktualisht janë 26 raste aktive. Në 24 orët e fundit edhe 349 raste të tjera pozitivisht të reja u diagnostikuan, 313 midis qytetarëve të Malit të Zi dhe 36 midis turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi ISHP. Gjatë ditës së djeshme, dy vdekje u raportuan për shkak të COVID 19 tek personat e moshës 67 dhe 71 vjeç, nga komunat e Tivarit dhe Kotorrit. Deri në orën 15:00, shërimi u raportua në 143 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 3,130.

SHARE