GJELOSHAJ: PDS-ja, DEGA TUZ, MBËSHTET UZURPIMIN E PRONËS SË KOMUNËS

Sot, Këshilli komunal i PDS-s, dega Tuz, i kryesuar nga kryetari Mirza Pepiq, pengoi autoritetet lokale që të kryejnë punën e tyre zyrtare, ka theksuar kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke shtuar se opinioni duhet të ketë të qartë , që duke respketuar ligjin, ne do të rrënojmë të gjitha objektet që janë ndërtuar në tokën që është pronë publike dhe ato do t’i kthejmë në përdorim të përbashkët të qytetarëve të Malësisë. Ai shpjegoi se organet e inspektimit dhe shërbimet tjera komunale sollën vendimin për heqjen e rrethimit, të cilin personi fizik e uzurpoi dhe rrethoi, jashtë ligjit, në pronësi të komunës së Tuzit. “Sot, u konfirmua që PDS-ja, dega Tuz, mbështet uzurpimin e pronës së komunës, për të ua ndarë në këtë mënyrë funksionarëve të vet, duke i pasuruar ata me konfiskimin e pronës së përbashkët të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Koha juaj për këto veprime të pamoralshme dhe të jashligjshme ka mbaruar,” thekson Gjeloshaj. Ai shtoi se kanë tentuar disa here të merrën vesh me ata, por ata kanë refuzuar. “Ashtu që duke respektuar proceset ligjore, ne do të ndjekim penalisht të gjithë që penguan në kryerjen e veprimeve ligjore. Ne nuk do të lejojmë vjedhjen e pronës së komunës. Asgjë personale, por me përgjegjësi dhe ndërgjegje, siç më detyron ligji, unë do të mbroj pronën dhe të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve të komunës së Tuzit, veçanërisht nga uzurpatorët,” theksoi Gjeloshaj. Ndërkohë, në deklaratën e Gjeloshajt, reagoi kryetari i PDS, dega Tuz, Miza Pepiq, ku ndër tjera tha: “Këshilli Komunal i PDS Tuz nuk i pengoi autoritetet lokale që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare sot, siç njoftoi Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, por unë isha prezent si qytetar dhe shpreha qëndrimin tim, për të cilin kam të drejtë, dhe Kryetari aktual harron normën kushtetuese “që çdo qytetar mund të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur,” u shpreh Pepiq.

SHARE