15 VJET NGA SHPALLJA E PAVARËSISË

Në këtë ditë në vitin 2006, u shpall zyrtarisht pavarësia e Malit të Zi. Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi miratuan Vendimin për Pavarësinë, i cili verifikoi zyrtarisht vullnetin e qytetarëve, të shprehur më 21 maj për Malin e Zi, për të rivendosur pavarësinë e tij shtetërore. Me vendimin e nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të atëhershëm Ranko Krivokapiq, Mali i Zi përcaktohet si një shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ligjor ndërkombëtar brenda kufijve të tij ekzistues. 42 deputetë të PDS, Partitë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Partisë Qytetare, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Aleancës Demokratike në Mal të Zi votuan për Vendimin për Shpalljen e Pavarësisë dhe Deklaratën. Të gjithë krerët e lartë e përkujtuan dhe uruan këtë ditë qytetarëve të Malit të Zi.

SHARE