MOS-MIRATIMI I BUXHETIT MUND TË JETË KATASTROFIK PËR MALIN E ZI

Ministria e Zhvillimit Ekonomik u bëri thirrje deputetëve të Malit të Zi të miratojnë Projektligjin për Buxhetin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mundësojë rimëkëmbjen ekonomike, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve malazezë. Departamenti i Jakov Millatoviqit edhe njëherë theksoi domosdoshmërinë e buxhetit për qytetarët dhe ekonominë. Ministri Milatoviq bëri thirrje për të kuptuar rëndësinë e miratimit të Buxhetit sa më shpejt të jetë e mundur. “Unë u bëj thirrje deputetëve që të miratojnë urgjentisht buxhetin, jo vetëm si ministër, por edhe si një qytetar i Malit të Zi, masa themelore e të cilit është uniteti dhe mirëqenia e shtetit. Ne të gjithë duam një vend të prosperuar ku qytetarët punojnë dhe kompani veprojnë me sukses,” tha Millatoviq. Përndryshe, siç vuri në dukje ai, do të jemi dëshmitarë të çekuilibrave ekonomikë që do të rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike të Malit të Zi, i cili këtë vit, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare, mund të jetë një rekord.

SHARE