ISHP: 216 RASTE TË REJA DHE 14 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 1292 analiza për Covid-19, nga të cilat 216 rezultuan pozitive. Gjatë kësaj kohe 14 përsona kanë humbur jetën duke vazhduar trendin negativ të numri të lartë të viktimave ditore. Viktimat ishin nga: Podgorica (3), Plevla (3), Berane (2), Nikshiq (2), Cetij (1), Andrijevic; (1), Rozhaj (1) dhe Tivar (1). Gjatë kësaj kohe raportohet për 380 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 3839, nga të cilët 44 në komunën e Tuzit.

SHARE