ABAZOVIQ: IMPULS I FORTË NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

Ligji mbi origjinën e pronës do të jetë një shtysë e fortë në luftën kundër korrupsionit, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai shkroi në Twitter se mbetet që Qeveria e Malit të Zi të zgjedhë modelin që mund të jetë më efikasi në zbatim. “Ligji mbi origjinën e pronës do të jetë një shtysë e fortë në luftën kundër korrupsionit. Grupi i punës së shpejti do të paraqesë modalitetet. I takon qeverisë malazeze të zgjedhë modelin që mund të jetë më i efektshmi në zbatim,” tha Abazoviq.

SHARE