NË QKMZ 89 PERSONA JANË NË RREZIK PËR JETËN / REGJISTROHEN 470 RASTE TË REJA BRENDA 24 ORËVE

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ), 89 pacientë të infektuar me koronavirus janë në rrezik për jetën, u njoftua nga ai institucion shëndetësor. Sipas tyre, 145 pacientë me infeksion Covid-19 janë në QKMZ. Në Malin e Zi, shtatë persona vdiqën në 24 orët e fundit si rezultat i koronavirusit dhe 470 raste të reja të infeksionit u konfirmuan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).  Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në: Podgoricë 154 raste,  Nikshiq 114, Tivar 37, Plevle 31, Ulqin 27, kurse në Tuz 6 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  679 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.737, prej të cilëve 139 në komunën e Tuzit.

SHARE