ODOVIQ: BLLOKIMI TOTAL DO TË SHKAKTONTE HUMBJE PREJ 150 MILION

Nëse numri i pacientëve nuk ulet në dy javët e ardhshme, një bllokim në Malin e Zi është i pashmangshëm, tha Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale, Janko Odoviq. Nëse do të zgjaste 14 ditë, efektet e saj negative në ekonomi dhe shtet do të ndiheshin për dy muaj, dhe kjo do të nënkuptojë humbje prej rreth 150 milion euro, shpjegoi Odoviq. Ai tha se Ministria ka formuar tre ekipe që do të merren me kontrollin e respektimit të masave. Ai theksoi se nëse këto masa nuk ndihmojnë, hapi tjetër është një bllokim total, që do të nënkuptojë vështirësi të mëdha edhe për qytetarët, sepse mbyllja nënkupton ndërprerjen e jetës normale.

SHARE