BRENDA 24 ORËVE 13 PERSONA VDIQËN NDËRSA U REGJISTRUAN 572 RASTE TË REJA

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 572 raste të reja në 24 orët e fundit, dhe 13 persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit Covid 19. Numri më i lartë i të infektuarve rishtazi është në Podgoricë 207, kurse në Tuz janë shënuar 7 raste të reja. Nga dita e djeshme, trembëdhjetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institutin në pacientë nga Podgorica (4), Nikshiqi (2), Ulqini (2), Herceg Novi (1), Cetijë (1), Bijello Pole (1), Berane (1) dhe Plluzhine (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 631 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 9.052, 123 në komunën e Tuzit.

SHARE