ABAZOVIQ VIZITË ZYRTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Zevëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Vendet ballkanike duhet ta zhvillojnë konkurentën, ndërsa jo konkurencën. Konkurenta rajonale është çelësi i cili e hap derën për vendet e Ballkanit Perëndimor, porositën sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në mbledhjen bilaterale në Shkup, Bytyqi dhe Abazoviq i kanë shqyrtuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik, por edhe e kanë hapur çështjen për krijim të aashtuquajturës korridorit të gjelbërt për turistët në sezonin e ardhshëm i cili do të mundësojë udhëtimin e tyre të pandërprerë. I përbashkët ka qenë edhe konkluzioni se të dy vendet duhet të fokusohen në qeverisjen e së drejtës, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në rrugën evropiane duhet të ndihmojmë, vlerësuan Bytyqi dhe Abazoviq, duke përmendur se rajoni duhet të bëjë një hap dhe t’i pranojë rregullat e botës së zhvilluar, demokratike. “Një nga temat gjithsesi ishte edhe mini shengeni, por unë supozoj se flasim për bashkëpunim ekonomik sepse një nga sfidat e rëndësishme e të gjitha qeverive në rajon është puna që duhet ta bëjmë për ekonomitë tona. Nuk duhet të konkurojmë njëri me tjetrin, por të punojmë së bashku. Këto janë hapat të cilat do t’i operacionalizojmë dhe në të cilat do të punojmë së bashku”, theksoi Bytyqi. Siç theksoi Abazoviq, vendet e rajonit duhet së bashku ta projektojnë shtegun për të ardhmen evropiane. Rajoni është i lodhur nga grindjet, përpjekjet e vendeve duhet të kahëzohen drejt standardit ekonomik, jetësor dhe progresit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që pushimet e tyre t’i kalojnë në Mal të Zi. Me ç’rast përmendi se që të jetë i suksesshëm sezoni i ardhshëm masat duhet të respektohen, duhet të arrihet shifër e mirë e vaksinimit dhe të punohet në atë të mos ketë karantinë gjatë kthimit në vend. Abazoviq është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

SHARE