RADULLOVIQ KËRKON NDIHMË URGJENTE NGA BE-ja dhe NATO-ja PËR LUFTIMIN E PANDEMISË

Ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq u dërgoi një letër krerëve të diplomacisë së Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke u kërkuar atyre të ndihmonin urgjentisht Malin e Zi në luftën kundër virusit corona, sepse, siç deklaroi ai, sistemi shëndetësor është gati të shpërthejë. Radulloviq nuk u kërkoi vaksinave vendeve anëtare, por që të dërgonin mjekë, teknikë dhe personel tjetër mjekësor në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Pobjeda. Thirrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilën Qeveria nuk informoi opinionin, po kërkon mbështetje brenda Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE në mënyrë që të përpiqet të vërë nën kontroll epideminë në Malin e Zi.

SHARE