GJUKANOVIQ: ZGJEDHET NË HERCEG NOVI MË 9 MAJ

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, njoftoi se zgjedhjet në Herceg Novi, do të mbahen më 9 maj të këtij viti. Siç u njoftua nga kabineti i Gjukanoviqit, Vendimi i Presidentit të Malit të Zi për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Herceg-Novi u bë në bazë të Kushtetutës së Malit të Zi, Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve dhe Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. “Unë jam duke shpallur zgjedhje për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Herceg Novit. Zgjedhjet do të mbahen më 9 maj 2021. Ky vendim do të hyjë në fuqi në ditën e miratimit të tij, dhe do të botohet në Gazeten Zyrtare të Malit të Zi dhe Gazeten Zyrtare të Malit të Zi – rregulloret komunale, thuhet në njoftim.

SHARE